Kur u shpall “reforma e digjitalizimit”, premtimi i Ramës ishte: më pak burokraci, më pak sportele dhe më pak punësime në shtet. Sot, realiteti është krejt ndryshe.
Sipas INSTAT, vetëm në vitin elektoral 2021 administrata publike u rrit me 12 mijë vetë, duke arritur në 185 mijë punonjës – shifër rekord që nuk ishte parë që prej vitit 2002. Në 2013, kur kryeministri aktual mori pushtetin, numri i të punësuarve në shtet ishte rreth 85-90-mijë. Pra, “shteti i vogël” është bërë më i madh se kurrë me Edi Ramën ne krye. Para që merren nga xhepat e shqiptarëve për patronazhistët dhe efiçensa e shteti po në shërbime ndaj qytetarëve është ku thërreth qameti.
Edhe reforma territoriale, e menduar për të kursyer, në fakt solli 8,100 punonjës shtesë vetëm në pushtetin vendor. Çdo i punësuar i ri kushton 580 mijë lekë në muaj buxhetit, ndërkohë që taksapaguesi paguan njëherësh edhe për digjitalizimin.
Rezultati: Shqipëria ka një aparat shtetëror më të madh, më të shtrenjtë dhe jo më efikas. Digjitalizimi nuk solli zvogëlim të administratës, por një barrë të dyfishtë – rritje të shpenzimeve për teknologjinë dhe rritje të pagave për një ushtri gjithnjë në zgjerim.