Ballina Politika PD: Air Albania në krizë të plotë, fshehje bilancesh dhe detyrimesh, si...

PD: Air Albania në krizë të plotë, fshehje bilancesh dhe detyrimesh, si po shkatërrohet kompania ‘krenari kombëtare’

24
0

Zëdhënësja e Departamentit të Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ngriti shqetësime mbi situatën financiare të Air Albania, të cilën kryeministri Edi Rama e kishte shpallur më 20 qershor si “krenaria kombëtare” të vendit.

Sipas Vangjelit, linja direkte mes Tiranës dhe Lubjanës, e nisur me bujë nga Air Albania, u anulua dy muaj më vonë, më 20 gusht, për shkak të vështirësive financiare, sipas raporteve të mediave sllovene.

Vangjeli theksoi se kjo nuk ishte surprizuese, pasi kompania, e themeluar në vitin 2018 me 10% pronësi shtetërore përmes Albcontrol, ka publikuar vetëm bilancin e vitit të parë të operimit dhe nuk ka dhënë më pas asnjë informacion mbi pasqyrat financiare.

Gjithashtu, mungojnë të dhëna mbi vendime gjyqësore dhe njoftime nga përmbarues privatë për detyrimet miliona euro të Air Albania ndaj palëve të treta, duke ngritur dyshime për krizën e thellë financiare të kompanisë.

Vangjeli përmendi gjithashtu marrëveshjen që kompania ka lidhur me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Qeveritare që prej vitit 2020 për ofrimin e fluturimeve charter për Kryeministrin Rama.

Opozita ka kërkuar më herët transparencë dhe krijimin e një komisioni hetimor për udhëtimet charter të kryeministrit, por kërkesa u rrëzua nga mazhoranca.

Sot, PD kërkon që Kryeministri dhe Air Albania të japin përgjigje: a po shkon drejt falimentimit “krenaria kombëtare” për shkak të shpenzimeve të papërballueshme që lidhen me udhëtimet charter të Edi Ramës?

Deklarata e plotë:

Më 20 Qershor Air Albania e shpallur nga KM Edi Rama si ‘krenaria kombëtare’ njoftoi nisjen e fluturimeve direkte mes Tiranës dhe Lubjanës, duke rilidhur Shqipërinë dhe Slloveninë pas disa vitesh.

Por dy muaj më pas, më 20 Gusht, mediat Sllovene informuan publikun se kompania i anuloi planet për këtë linjë për shkak të vështirësive financiare.

Dhe kjo nuk është aspak çudi.

Air Albania, themeluar në vitin 2018 me 10% pronësi shtetërore përmes Albcontrol ka dorëzuar në QKB vetëm bilancin e saj për vitin e parë të operimit (2018), më pas asnjë publikim lidhur me pasqyrat financiare të kësaj shoqërie.

Mungojnë gjithashtu të dhëna për vendime gjyqësore dhe njoftime zyrtare nga përmbarues privatë për detyrimin miliona euro të Air Albania kundrejt palëve të treta.

Kjo fshehje ngre dyshime për krizën e thellë financiare të kompanisë.

Ndërkohë, që prej 2020-s, Air Albania ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Qeveritare për ofrimin e shërbimit të fluturimeve të posaçme charter për KM e RSH.

Opozita ka kërkuar transparencë dhe një komision hetimor për udhëtimet e Kryeministrit me charter, por kjo u rrëzua nga mazhoranca.

Sot kërkojmë që Kryeministri dhe kompania të japin përgjigje: a po shkon drejt falimentimit ‘krenaria kombëtare’ për shkak të shpenzimeve të papërballueshme që vijnë nga udhëtimet charter të Edi Ramës?