Ballina Politika PD: Zgjedhje të reja në Tiranë/ Nënkryetari i Këshillit Bashkiak: Bashkia po...

PD: Zgjedhje të reja në Tiranë/ Nënkryetari i Këshillit Bashkiak: Bashkia po keqmenaxhohet nga drejtuesit e komanduar

28
0

Vjeshta po afron, dhe bashkë me të edhe fati i Bashkisë së TIranës. Me Erion Veliajn 7 muaj tashmë në qeli, opozita nga krahu tjetër ka gjetur zgjidhjen për karrigen e kryebashkiakut.

Nënkryetari demokrat i këshillit bashkiak, Dorian Teliti kërkon zgjedhje të parakohshme për Bashkinë e Tiranës.

“Partia Demokratike e konsideron këtë situatë të papranueshme dhe rikujton qytetarët dhe institucionet se qeverisja pa votë është uzurpim, jo demokraci. Ndaj ne ritheksojmë kërkesën tonë të qartë: zgjidhja e vetme për të rikthyer normalitetin dhe funksionimin demokratik në Bashkinë e Tiranës është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe. Pa zgjedhje te lira, nuk ka zgjidhje!  “

Sipas Telitit, Bashkia e Tiranës prej arrestimit të Erion Veliaj, ka shënuar një regres me kryebashkiakën e komanduar, ndaj dhe zgjidhja  e vetme është vetëm vota.

“Tirana është sot pasqyra më e qartë e një qeverisjeje vendore të degraduar, të kapur nga interesa të ngushta politike, ku përfaqësimi është zëvendësuar nga emërimi, dhe transparenca nga arroganca. Bashkia e Tiranës po përballet tani me një krizë të rëndë të qeverisjes së saj financiare dhe buxhetore. Sipas të dhënave zyrtare të vetë bashkisë për 7 muajt e parë të vitit 2025, vihet re një shpërdorim flagrant i taksave të qytetarëve.”

Pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, grupi i këshilltarëve bashkiakë të PD dorëzuan në Bashkinë e Tiranës një kërkesë për shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale.

Cuditërisht, të dyja palët, si PD dhe PS, në mbledhjet e fundit të këshillit bashkiak, kwrkeswn e kanw mënjanuar, ndërsa në distance Erion Veliajn, Sali Berisha e mbron, kurse Edi Rama e injoron Megjithatë, nga fjalët tek veprat, duket se të dy janë dakord, se Bashkia nuk mund të vazhdojë më të drejtohet nga një kryebashkiak në qeli, por të shkojë në zgjedhje të parakohshme.