Një rekord i tejkalimit të shpejtësisë gjatë qarkullimit në autostradë është regjistruar në mesnatë nga Policia Rrugore. Drejtuesi i një mjeti që lëvizte me 246 km/h në një aks me shpejtësi të lejuar 90 km/h, është konstatuar nga poliscan.
Ky është një nga dhjetëra rastet që janë konstatuar nga makina inteligjente në rrugët e Shqipërisë, pasi siç bën me dije Policia Rrugore, janë kapur disa raste që variojnë nga 165 km/h deri në 246 km/h.
Në të gjitha këto akse, shpejtësia e lejuar ka qenë deri në 90 km/h, por shoferët janë konstatuar dukshëm trefishë mbi tabelën, duke u kthyer në rrezik ekstrem jo vetëm për jetën e tyre, por edhe për të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës.
Policia e Shtetit apelon për respektimin e kufizimeve të shpejtësisë, drejtimin e mjetit me përgjegjësi dhe kujdes, si dhe shmangien e sjelljeve që kthejnë rrugën në burim aksidentesh me pasoja të rënda për jetën sepse shpejtësia vret jetën.