Ballina Sport Tottenham nuk ndalet as në udhëtim, shokon Manchester Cityn!

Tottenham nuk ndalet as në udhëtim, shokon Manchester Cityn!

15
0

Manchester City ka pësuar humbje të rëndë në “Etihad”, me rezultat 2:0 nga Tottenhami.

Mysafirët treguan zemër të madhe dhe me dy golat që shënuan në 45 minutat e parë i dhanë goditje shkatërrimtare vendasve.

Futbollistët Johnson (35′) e Palhinha (45+2′) shënuan për triumfin e madh.

City njoftohet me humbjen e parë në javën e dytë të Premier League.

Tottenham shënoi fitoren e dytë rresh dhe për 180 minutat e para të edicionit të ri ka shënuar gjithsej 5 gola e nuk ka pësuar asnjë!

Një Tottenham i frikshëm, po treguan fuqinë e fituesit të Europa Leagus.

Tottenham kryeson me 6 pikë e City renditet në pozitën e pestë me 3 pike.