Zjarri ka përfshirë një sasi trarësh prej druri pranë hekurudhës Fier-Vlorë.
Një sasi e konsiderueshme drurësh që përdoren për hekurudhën, ka marrë flakë duke bërë që shtëllunga të mëdha tymi të mbulojnë qytetin e Fierit dhe rrethinat.
Nuk dihen shkaqet e zjarrit por dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme.
Dy mjete dhe reparti zjarrfikes i Fierit po kryejne shuarjen e flakeve.