Ballina Kronika Aksident në Kuçovë/ Makina përplas motorin, plagosen babë e bijë

Aksident në Kuçovë/ Makina përplas motorin, plagosen babë e bijë

7
0

Një aksident i rëndë me dy të plagosur, ka ndodhur në rrugën nacionale Fiershegan- Kuçovë, në afërsi të fshatit Çunat.

U raportua se një automjet tip Benz ka përplasur nga pas një motoçikletë që shkonte drejt fshatit Thanë. Në motoçikletë udhëtonin dy persona, babë e bijë.

Policia në vendngjarje ndërsa të dy të aksidentuarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Sipas informacioneve janë nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Policia e qarkullimit po disiplinon trafikun dhe pritet ekspertiza shkencore.