Një aksident tragjik u shënua mbrëmjen e sotme (24 gusht) në aksin Sarandë – Delvinë. Ka qenë ora 20:15 kur makina Lancia” në të cilën udhëtonin tre vajza 20 vjeçare, 2 prej tyre motra, është përplasur në kthesën e “Pularisë” në Karahaxh nga një automjet tip “Audi” të drejtuar nga një 23 vjeçar.
Përplasja ka qenë fatale për vajzat të cilat ndodheshin në Lancia.
Ela Dhimaku 22 vjeçe e cila drejtonte mjetin së bashku me motrën e saj pasagjere Rezi Dhimaku, 20 vjeçe kanë humbur jetën në vend, ndërsa pasagjerja tjetër, Antonela Zhupa, 24 vjeçe ndodhet e plagosur në gjendje të rëndë.
Delvinë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi K. N., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja E. Dh., 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.