Ballina Politika Balliu: Blendi Gonxhes qeveria i fal 1.2 milionë euro borxhe, kompania e...

Balliu: Blendi Gonxhes qeveria i fal 1.2 milionë euro borxhe, kompania e gruas së tij nuk ka paguar asnjë qindarkë tatim

0
25

Deputeti i zgjedhur i PD-së Klevis Balliu shkruan në Facebook se kompania “Albarant Sh.p.k” e ministrit Blendi Gonxhe është përfshirë në një skandal tjetër financiar që trondit sistemin tatimor shqiptar.

Sipas medieve, më 15 tetor 2021, me Urdhër Nr. 13277, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përmes Drejtorisë së Detyrimeve Tatimore të Papaguara, bllokoi pasuritë e “Albarant Sh.p.k”, pasi kompania nuk kishte paguar detyrimet fiskale për shtatë vite.

Postimi:

Shqiptarët futen në burg për 10 mijë lekë drita, ndërsa Blendi Gonxhes qeveria i fal 1.2 milionë euro borxhe. Si pronar i kompanisë Albarent, të regjistruar në emër të gruas së tij, Gonxhe për shtatë vite nuk ka paguar asnjë qindarkë tatim. Kompania u mbyll nga Ministria e Financave për detyrime të papaguara, por më pas u rihap dhe, sipas burimeve mediatike, borxhi prej 1.2 milionë eurosh mbeti i pashlyer. Ky është realiteti i Shqipërisë së Edi Ramës: qytetarët ndëshkohen me burg për borxhe minimale, ndërsa klientëve të pushtetit u falen miliona euro.