Ballina Sport Hansi Flick shpjegon arsyen pse startoi me Rashfordin dhe pse e largoi...

Hansi Flick shpjegon arsyen pse startoi me Rashfordin dhe pse e largoi atë pas pjesës së parë

19
0

Barcelona siguroi një fitore jetike me rezultat 3-2 në udhëtim kundër Levantes, duke përmbysur rezultatin në pjesën e dytë në një ndeshje dramatike në Valencia.

Blaugranasit e panë veten në disavantazh 2-0 në pjesën e parë, fillimisht nga goli i Ivan Romero, e më pas nga një penallti e diskutueshme e ekzekutuar nga Jose Luis Morales, duke e detyruar skuadrën të reagojë fuqishëm pas pushimit.

Pedri dhe Ferran Torres shënuan dy gola të shpejtë në fillim të pjesës së dytë, duke rikthyer baraspeshën dhe duke rritur ndjeshëm presionin e Barcelonës në minutat e fundit të ndeshjes.

Teksa Levante luftonte për të ruajtur rezultatin, në minutat shtesë ata u thyen, kur një autogol i Unai Elgezabal i dha Barcelonës të tre pikët.

Marc Casado zëvendësoi Frenkie de Jong në mesfushë, ndërsa Marcus Rashford mori vendin e Fermin Lopez në formacionin titullar krahasuar me fitoren e javës së kaluar kundër Mallorcës.

Aktivizimi nga minuta e parë i Rashford solli një ndryshim taktik. Ferran Torres qëndroi si sulmues qendre, Raphinha u vendos në rolin e numrit 10, ndërsa Rashford luajti në krahun e majtë.

Në pjesën e dytë, me Barcelonën në disavantazh 2-0, trajneri Hansi Flick zëvendësoi Rashfordin me Dani Olmo dhe e zhvendosi Raphinhan në krah.

Megjithatë, trajneri gjerman theksoi se ishte i kënaqur me paraqitjen e Rashfordit në 45 minutat e para, dhe vendimet e tij kishin për qëllim të rikthenin kontrollin e ndeshjes.

“Marcus pati disa raste në pjesën e parë dhe tregoi se mund të na ndihmojë. Në pjesën e dytë, kishim nevojë për ndryshime dhe vendosëm Raphinhan në krah”. 

“Besoj se ishin ndryshimet e duhura. Goli i parë pas pushimit e ndryshoi tërësisht lojën”, ka thënë Flick