Ballina Aktualitet Më 25 gusht nis shpërndarja e librave shkollorë falas, kategoritë që përfitojnë

Më 25 gusht nis shpërndarja e librave shkollorë falas, kategoritë që përfitojnë

35
0

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu njoftoi sot se nga nesër do të nisë shpërndarja e së librave falas, që synon të lehtësojë barrën financiare për mijëra familje shqiptare.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet Manastirliu theksoi se “duke filluar nga nesër, më 25 gusht, nis shpërndarja e librave falas në shkolla, një politikë mbështetëse e qeverisë për familjet, në prag të çeljes së vitit të ri shkollor”.

Ky program i mbështetjes së librave falas është i fokusuar për nxënësit që vijnë nga familje me problematika sociale dhe ekonomike, si dhe ata që kanë nevojë për mbështetje të veçantë, përfshirë fëmijët me aftësi ndryshe dhe ata nga pakicat dhe minoritetet.

Procedurat dhe kategoritë që përfitojnë tekste në përdorim falas në arsimin parauniversitar përfshijnë  nxënësit, që ndjekin arsimin bazë, nga klasa e parë deri në klasën e tretë, në institucionet arsimore publike, në institucionet e paraburgimit, të vuajtjes së dënimit dhe në institucionet e përkujdesjes shoqërore, të cilëve u jepen tekstet shkollore të reja, çdo vit, në përdorim falas.

Nxënësve, që ndjekin arsimin bazë në këto institucione, nga klasa e katërt deri në klasën e nëntë, u jepen tekstet shkollore në përdorim falas.

Nxënësit në arsimin e mesëm të lartë në institucionet arsimore publike, që u përkasin kategorive të mëposhtme: kanë përfituar statusin e jetimit; vijnë nga familje të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie nga zyrat e punësimit; janë me aftësi të kufizuara, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen sociale;  vijnë nga familje që kanë në përbërjen e tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen sociale;  vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension invaliditeti shteti; vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension pleqërie shteti dhe kanë fëmijë në ngarkim, të cilët janë pa të ardhura; i përkasin kategorisë rome dhe egjiptiane. /ekofin.al