Bien kërkesat e mjekëve për t’u larguar nga Shqipëria.
Në 6 mujorin e parë të këtij viti, pranë “Urdhrit të Mjekut”, kanë mbërritur më pak kërkesa për tërheqjen e certifikatës së sjelljes së mirë, kriter bazë për punësim në klinika apo spitale të huaja.
Nëse vitin e kaluar në të njëjtën periudhë ka pasur 80 kërkesa për këtë dokument, këtë vit janë rreth 20 më pak.
“Gjatë këtij 6 mujori kanë kërkuar certifikatën e sjelljes së mirë 65 mjekë. Duke e krahasuar me 6 mujorin e vitit të kaluar shihet një rënie e lehtë e kërkesës për marrjen e kësaj certifikatë. Gjatë vitit 2024, në 6 mujorin e parë kanë qenë rreth 80 kërkesa, ndërsa në total kanë qenë 150 certifikata”.
Frenimin e mjekëve për të punuar jashtë vendit, Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Dritan Trepça e lidh me përmirësimin e infrastrukturës në sistemin shëndetësor, si dhe me politikat e ndërmarra së fundmi nga qeveria për rritjen e pagave.
“Mendoj se përmirësimet që janë bërë në infrastrukturën shëndetësore, si dhe rritja e pagave, që u bë këtë vit në të gjithë sistemin shëndetësor”
Edhe, pse jo në shifra të kënaqshme, pozitive për Trepçan shihet fakti që ka mjek, të cilët po rikthehen për të kontribuar në sistemin tonë shëndetësor, pas një eksperience të fituar në vendet e BE-së.