Ballina Lifestyle Noah Cyrus tregon se mësimet e karrierës në muzikë i mori nga...

Noah Cyrus tregon se mësimet e karrierës në muzikë i mori nga motra e saj, Miley

20
0

Përpara se Noah Cyrus të fillonte të bënte muzikë vetë, ajo e pa motrën e saj të madhe Miley të pushtonte botën e hollivudit me shpejtësi.

Noah tha se e kishte ndjekur çdo herë me vëmendje motrën e saj në të gjitha veprimet.

“E pashë vërtet karrierën e saj të hershme nga perspektiva e një motre dhe si fëmijë. Kur mbaroi me Hannah Montanan, unë as nuk po ngisja makinë ende – as nuk ngisja kur ajo po bënte Bangerz”, tha Noah.

“Por sigurisht, ka situata që përjeton dhe mendon, ‘Në rregull, do ta mbaj mend këtë për të ardhmen dhe për: Nëse kjo më ndodh mua, si ta përballoj?’ Kështu që kam pasur një model të shkëlqyer për mënyrën se si funksionon e gjitha”.

Noah filloi karrierën e saj të këndimit në moshën 15 vjeç, kur nënshkroi një kontratë me një grup muzikor të njohur, pastaj publikoi këngën e saj të parë “Make Me Cry” me “Labrinth” vitin tjetër.

Ndërsa nuk kërkoi domosdoshmërisht këshilla, ajo prapë mori disa mësime se si të ecte në industri duke parë motrën e saj, shkruan People.