Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se moskonstituimi i Kuvendit është papërgjegjësi totale e Lëvizjes Vetëvendosje.
Para fillimit të seancës ajo u shpreh para gazetarëve se LVV nuk dëshiron bashkëpunim e as kompromis.
“PDK që nga dita e parë ka qenë konsistente dhe i ka kontribuuar frymës së bashkëpunimit që institucionet të konstituohen sa më parë. Fatkeqësisht kemi pasur një qasje të papërgjegjshme nga LVV, ata nuk duan bashkëpunim e kompromis, ata duan nënshtrim nga deputetët. Duan që ne ti nënshtrohemi vullnetit dhe papërgjegjësisë së Albin Kurtit. Kryesuesi ka qenë në shkelje të Kushtetutës. Ne i kemi dhënë opsionet tona të qarta”, tha Çitaku.
Ajo shtoi se shpresojnë ende që Albin Kurti do të reflektojë sepse Kosova ka shumë halle.