Ballina Opinion Shqipëria e Boratit: Vendi ku buka e gojës është luks

Shqipëria e Boratit: Vendi ku buka e gojës është luks

32
0

Dua të ndalem pak më gjatë tek statistikat e FAO-s, të cilat sot në mëngjes i quajta “Tabelat e Turpit”.

Përse?

Sepse treguesit janë tronditës. Jo vetëm Shqipëria renditet e fundit në Evropë për sa i takon ushqyerjes, por sepse statistikat janë të tilla që na vendosin poshtë disa prej vendeve më të varfra të Azisë dhe të Afrikës.

Sepse kur bëhet fjalë për ushqyerjen, nuk flitet më për kulla, për hotele, për lungomare, për turizëm, por thjesht për BUKËN!!!

Për një familje që shkon në krevat e uritur!

Për një fëmijë, trupi dhe truri i të cilit nuk zhvillohen sepse i mungon ushqimi i përditshëm!

Statistikat nuk gënjejnë!

》5.4% e shqiptarëve janë klinikisht të kequshqyer. Jo në Afrikë, jo në Azi, por këtu në mes të Europës, në vitin 2025! Nëse del në rrugë e sheh 100 njerëz, pesë prej tyre janë të paushqyer. Klinikisht!

》33% e shqiptarëve vuajnë nga pasiguria ushqimore. Do të thotë se një në tre shqiptarë nuk e di nëse nesër do të ketë bukë në tavolinë. Nëse 100 njerëz shkojnë në një takim me Boratin, 33 prej tyre janë të uritur! I gërryen stomaku i zbrazur!

》Krahasimi është shkatërrues: Ukraina në luftë prej katër vitesh ka një tregues më të ulët se Shqipëria!

Kush mban përgjegjësi për këtë situatë??!!

》Kush është përgjegjës që, në vend që të mbështetet fermeri dhe të forcohet bujqësia, vidhen fondet e BE-së?!

》Kush është përgjegjës që, në ndryshim nga çdo forcë politike e vetëquajtur e majtë, në çdo vend të botës, vëmendja për shtresat më të varfra në Shqipëri është inekzistente?!

》Kush është përgjegjës që nga viti 2004 deri më sot, GDP është katërfishuar, kurse siguria ushqimore ka mbetur në vend?!

Përgjegjës është ai që flet për resortet e luksit, që jep leje për kulla e lungomare, ai që fal porte dhe aeroporte, ndërkohë që një në tre shqiptarë vuan për bukën e gojës!!!

Pyetja që duhet të bëjë sot çdo shqiptar është:

A është normale që Shqipëria, një vend me këtë tokë, ujëra dhe klimë, të ketë tregues më të këqij të ushqyerjes se Kameruni apo Kirgistani?!

Që Shqipëria vendi evropian kufi me Italinë e Greqinë të ketë një të tretën e popullsisë që nuk siguron dot bukën?!

Ky nuk është thjesht turp! Është krim!

O njerëz (edhe ju trushplarë)!

Mos i kaloni këto shifra si një statistikë!

Kjo është jeta e juaj, e fëmijëve tuaj!

Është shëndeti i fëmijëve që po rriten me stomak bosh!

Doni më për Boratin?!

Ja ku e keni Shqipërinë e urisë! Shqipërinë e turpit!

Shqipërinë që ai e ka shndërruar në vendin më të mjeruar të Evropës!

Shqipërinë e paushqyer!

Shqipërinë e uritur!

Mjerë ju, o të pangrënë, që nuk mbushni dot barkun me bukë dhe akoma votoni Boratin…