Ballina Europë U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

15
0

Rreth 12 emigrantë nga vendet e Magrebit janë shpallur të zhdukur pasi mësohet se janë hedhur në det nga një varkë që po lundronte drejt ishujve Balearik.

Autoritetet në Spanjë kanë arritur të shpëtojnë 14 persona nga varka. Ekipet e shpëtimit kanë njoftuar se nuk kanë arritur të gjejnë ndonjë gjurmë të emigrantëve të zhdukur. Hetimet janë hapur për të identifikuar personat që mungojnë.

Ministria e Brendshme e Spanjës ka deklaruar se numri i emigrantëve që kanë mbërritur në Ishujt Balearik nga Afrika e Veriut është rritur ndjeshëm këtë vit.

Deri më 15 gusht, janë regjistruar 4,323 mbërritje, krahasuar me 2,443 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar — një rritje prej 77%.