Ballina Aktualitet Zjarr në Zharrëz të Fierit/ Përhapen flakët, rrezikohet pusi i naftës

Zjarr në Zharrëz të Fierit/ Përhapen flakët, rrezikohet pusi i naftës

12
0

Një vatër intensive zjarri ka përfshirë këtë të diel një zonë në fshatin Zharrëz të Fierit.

Mësohet se zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre.

Flakët favorizohen nga era e fortë, e si rrjedhojë, janë përhapur në një hapësirë të gjerë.

Raportohet se nga flakët rrezikohet një nga puset e naftës që ndodhen në Zharrëz.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrëfikëse për shuarjen e vatrës dhe forcat e policisë po kryejnë hetime për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.