Ballina Kulturë E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur spanjolle në moshën 42...

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur spanjolle në moshën 42 vjeçare

37
0

Kinematografia spanjolle është në zi pas ndarjes nga jeta të aktores së njohur Verónica Echegui, e cila ndërroi jetë të dielën në një spital të Madridit, në moshën 42-vjeçare.

Mediat lokale raportojnë se ajo po luftonte në heshtje me kancerin, një diagnozë që u mbajt private nga ekipi dhe familja e saj.

Echegui, e lindur në Madrid më 1983, kishte mbi 30 role në filma dhe seriale, duke u bërë një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë spanjolle në dy dekadat e fundit. Ajo fitoi famë me rolin kryesor në filmin “Yo soy la Juani” (2006), që i solli një nominim për çmimin Goya si Aktorja e Re më e Mirë.Karriera e saj përfshinte role të spikatura si në filmin “My Prisoner’s Yard” (2008), në “The Cold Light of Day” (2012) përkrah Sigourney Weaver dhe Bruce Willis, si dhe në projektet ndërkombëtare “Fortitude” (2015–2017), “Book of Love”, “Explota Explota” (2020) dhe “Objetos” (2022). Roli i saj i fundit ishte në serialin e Apple TV+ “Love You To Death”, i publikuar këtë vit.

Lajmi ka tronditur botën e artit dhe fansat e saj. Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez e përshkroi atë si “një aktore me talent të jashtëzakonshëm dhe përulësi të madhe, që na la shumë herët.” Edhe aktori i madh Antonio Banderas shkroi në rrjetet sociale: “Kinemaja spanjolle është në zi për humbjen e Verónica Echegui. Ngushëllime familjes dhe miqve të saj.”