Ballina Lifestyle Ekzekutohet me armë zjarri në Mississippi, komediani amerikan Reggie Carroll

Ekzekutohet me armë zjarri në Mississippi, komediani amerikan Reggie Carroll

24
0

Reginald “Reggie” Carroll, komediani amerikan i njohur si “The Knockout King of Comedy”, është vrarë më 20 gusht 2025 në Southaven, Mississippi.

Ai ishte me origjinë nga Baltimore dhe kishte fituar popullaritet në skenën e ‘stand-up-it’, duke udhëtuar në turne në të gjithë ShBA, përfshirë bashkëpunimin e tij të fundit me komedianin e famshëm Katt Williams.

Policia e Southaven njoftoi se më datë 20 gusht iu përgjigj një thirrjeje për të shtëna në zonën e Burton Lane, ku gjeti Carroll-in me plagë të shumta nga armët e zjarrit.

Pavarësisht përpjekjeve të oficerëve dhe ekipit mjekësor për t’i shpëtuar jetën, ai ndërroi jetë në vendngjarje.

Autoritetet konfirmuan identitetin e tij dhe raportuan se një i dyshuar është arrestuar dhe tashmë është akuzuar për vrasjen e tij.

Pas lajmit të hidhur, shumë kolegë dhe admirues të tij kanë shprehur dhimbjen dhe respektin për kujtimin e komedianit, duke e përshkruar atë si një artist të talentuar dhe një njeri që i sillte buzëqeshje publikut kudo ku performonte./Telegrafi