Ballina Politika Farsa elektorale/ Berisha publikon të dhënat: Ja si është përsosur sistemi i...

Farsa elektorale/ Berisha publikon të dhënat: Ja si është përsosur sistemi i patronazhimit gjatë dy viteve të fundit

19
0

Lideri i Partisë Demokratike denoncoi me prova të tjera farsën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit.

Në një konferencë për median, sot në mesditë, Sali Berisha faktoi si Partia Socialiste ka shndërruar administratën publike në një rrjet elektoral të strukturuar, ku nëpunësit civilë përdoren si instrumente presioni ndaj qytetarëve, si dhe keqpërdoren të dhëna personale dhe shërbime publike për qëllime politike.

“Pavarësisht kritikave ndërkombëtare nuk u ndërmor asnjë reformë apo hetim real nga Altin Dumani për përdorimin e sistemit të patronazhimit nga ana e partisë së krimit, Partisë Socialiste, deklaroi Berisha.

Përkundrazi u perfeksionua gjatë viteve 2023–2025, duke u administruar nga AKSHI nën kontrollin e Mirlinda Karçanajt dhe duke i dhënë akses PS-së për profilizimin e votuesve.

Deklarata e plote

Sot para jush dhe mbarë shqiptarëve i rikthehem dhe njëherë një çështje themelore, shkatërrimtare për çdo proces zgjedhor, antikushtetuese, antiligjore, anti parimeve më themelore ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira: sistemi i patronazhistëve, i ndërtuar nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama dhe i mbrojtur me fanatizëm nga zëvendëskreu i organizatës kriminale elektorale, Altin Troplini.
Në çdo shoqëri, zgjedhjet që zhvillohen në prani të partisë shtet, sikur të hiqen të gjithë faktorët e tjerë, janë farsë, farsë dhe vetëm farsë sepse ato shënojnë vendosjen e një pabarazie ekstreme në fushën e betejës, përdorimin e të gjitha resurseve shtetërore nga partia shtet në garën elektorale.

Sistemi i patronazhimit, i denoncuar në mënyrë të hapur, të përsëritur nga vëzhguesit ndërkombëtare, vjen në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ndarjen e pushteteve.

Vjen në kundërshtim me kodin elektoral dhe ligjet e tjera të vendit.

Vjen në kundërshtim flagrant me Kartën e Kopenhagenit për zgjedhjet e lira, direktivat e KiE, Kodin e Venecias.

Sistemi i patronazhimit nënkupton përdorimin nga partia shtet të të gjitha resurseve njerëzore që me ligj dhe Kushtetutë që duhet të jenë neutrale në zgjedhje, pra shndërrimin e institucioneve shtetërore në institucione elektorale dhe punonjësve të këtyre institucioneve në operatorë elektoralë.

Këtu, para jush kam paraqitur kohë më parë disa të dhëna nga qarku i Fierit, por që sistemi funksionon njëlloj në çdo qark.

Mirëpo laptopi i Belindës ishte më i aksesueshëm.

Sot unë do i rikthehem po këtij qarku, por me një analizë të hollësishme të të dhënave të transformimit të të gjithë punonjësve dhe institucioneve të këtij qarku, nën drejtimin e Lubi Ballukut në institucione elektorale, në operatorë elektoralë.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 Maj 2025, Partia Socialiste e transformoi sistemin e patronazhimit në një rrjet të strukturuar dhe të institucionalizuar kontrolli politik.

* PS e futi mbikëqyrjen dhe shantazhin brenda institucioneve shtetërore.
* Nëpunësit civilë u shndërruan në instrumente presioni ndaj qytetarëve
* Duke keqpërdorur të dhëna personale sensitive, shërbime publike dhe sigurinë e vendit të punës për të ndikuar sjelljen elektorale.
* Sistemi i Patronazhimit u përdor si brenda vendit, ashtu edhe në diasporë.

Ky prezantim ka për qëllim të bëjë transparente funksionimin dhe terrorin kriminal të ushtruar ndaj, dhe nga administrata publike, për dhunimin e votës; strukturën, mjetet dixhitale dhe pasojat ligjore të këtij sistemi.

Origjina dhe Institucionalizimi
•Në vitin 2021, rrodhën në median Lapsi.al të dhëna që përfshinin mbi 910,000 qytetarë shqiptarë, duke përfshirë emrat, numrat e ID-ve, numrat e telefonit, vendin e punës dhe preferencat politike.
•Çdo votues kishte një “patronazhist” — kryesisht një xhelat vote, një punonjës i administratës shtetërore, i paguar me para publike, me detyrë të ndjekë, manipulojë ose ushtrojë presion ndaj qytetarit përpara dhe gjatë zgjedhjeve.

B. Perfeksionimi i sistemit gjatë viteve 2023–2025
•Pavarësisht kritikave ndërkombëtare (nga Misionet e OSBE/ODIHR, Këshilli i Europës, Parlamenti Europian), nuk u ndërmor asnjë
reformë apo hetim real nga Altin Dumani për përdorimin e sistemit të patronazhimit nga ana e partisë së krimit, Partisë Socialiste.

•Përkundrazi, qeveria e zgjeroi më tej këtë sistem. Ministritë, bashkitë dhe ndërmarrjet shtetërore u shndërruan në seli elektorale, ndërsa nëpunësit civilë u përdorën si kontrollorë votash.

•Të dhënat vijuan të mblidheshin përmes platformave të drejtuara nga qeveria
•Database i sistemit te patronazhimit administrohet nga AKSHI
(Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), e drejtuar nga famëzeza Mirlinda Karçanaj.
•Qasje në tërë sistemin kanë Edi Rama, Mirlinda Karçanaj.
•Koordinatorët politike kanë qasje në Sistemin për Qarqet që
Drejtojnë.
•Database me të dhëna personale të çdo votuesi i jepen për përdorim shtabeve elektorale të Partisë Socialiste për profilizim elektoral.