Kryeministri francez Fransua Bayrou mbajti një konferencë për shtyp këtë të hënë pasdite, më 25 gusht ku deklaroi papritur përpara mediave se i kërkon presidentit Macron të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit francez më 8 shtator ku ai do të angazhojë përgjegjësinë e qeverisë së tij me anë të një votëbesimi që Kryeministri do t’i kërkojë solemnisht Asamblesë Kombëtare të Francës.
Franca ndodhet përballë një borxhi dhe deficitesh historike që sjellin nevojen e reformave për të cilat qeveria nuk ka mazhorancë në një parlement te dominuar nga ekstremi i djathtë dhe i majtë. Nëse kërkohet votëbesimi në 8 shtator, të gjitha gjasat janë që qeveria aktuale franceze me më pak se një vit jetë të rrëzohet sërish duke bërë që Franca të kërcënohet nga një krizë madhore politike dhe financiare.
Menjëherë pas këtij lajmi, partitë parlamentare të Opozitës deklaruan se do të shkojnë në 8 shtator në Parlament me synimin për të mos i akorduar votëbesimin që u kërkon Kryeministri Bayrou dhe se do t’i bashkohen francezëve për manifestime protestash në rrugë. Bursa e Parisit ra ndjeshëm këtë të hënë në fund të pasdites, duke humbur gati 1.50%.