23-vjeçari Kevin Norra që u përplas me mjetin e dy motrave që humbën jetë në aksidentin tragjik në Sarandë mësohet se punon si specialist në Ministrinë e Brendshme.
Ai ka qenë dukë lëvizur me shpejtësi, kur ka kryer një parakalim të gabuar dhe i ka dalë përballë mjetit me të cilin po lëviznin dy motrat duke u përplasur kokë më kokë. Si pasojë, Rozina dhe Elvisa Dhimaku humbën jetën.