Ballina Kronika Kallash, granata dhe municione të fshehura në banesë, arrestohet 19-vjeçari në Kurbin

Kallash, granata dhe municione të fshehura në banesë, arrestohet 19-vjeçari në Kurbin

25
0

Një 19-vjeçar është arrestuar në Kurbin, pasi kishte kthyer banesën në depo armatimi.

Policia e Lezhës bëri me dije sot se finalizoi në Kurbin operacionin e koduar “Arka”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Në pranga ra Etien Zefi, 19 vjeç, banues në Laç. U sekuestruan si prova materiale 1 armë zjarri automatik, municion luftarak dhe 3 granata.

“Pas informacioneve se një person mbante armë zjarri, pa leje në banesën e tij, në Laç, gjatë ndërhyrjes u arrestua E. Z., 19 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik, sasi municioni luftarak dhe 3 granata, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, tha policia vendore.

Pas veprimeve paraprake, hetimet i kaluan prokurorisë vendore.