Ballina Bota ​Një gisht i prerë i dha fund jetës së saj të rehatshme...

​Një gisht i prerë i dha fund jetës së saj të rehatshme familjare, tani ajo po fshihet nga zyrtarët amerikanë

22
0

Ajo i kishte premtuar vajzës së saj një udhëtim në Disney World në Florida, por ajo qw ishte planifikuar si pushime u shndërrua në një rrugë shpëtimi nga “terrori”.

Gabriela, jo emri i saj i vërtetë, është nga Guayaquil, Ekuador, ku bëri atë që e quan një “jetë normale të klasës së mesme”: punoi në një kanal televiziv për 15 vjet, kishte një kredi hipotekare dhe vajza e saj ndoqi një shkollë private.

Kur lexoi titujt kryesorë të lajmeve për dhunën në rritje në Ekuador – bandat që luftojnë për rrugët e trafikimit të kokainës , vrasjet në rritje dhe zhvatjet që përhapen – ajo supozoi se zhvatjet kishin për qëllim “milionerët”.

Pastaj erdhi kërcënimi i parë: një telefonatë që e paralajmëronte të paguante një bandë ose do të qëllohej. Telefonuesja e dinte vendin e saj të punës dhe targën e makinës.

Rreth kohës së pushimeve të tyre të planifikuara në Disney World, gjyshi i vajzës së saj u rrëmbye.

Familjes së saj iu kërkua të paguante dhjetëra mijëra dollarë dhe morën video që tregonin gishtat e tij duke u prerë. Ai u vra përfundimisht, gishti i tij u la në një shishe si tallje, raporton BBC.

Nga frika se Gabriela nuk do të ishte e sigurt në Ekuador, partneri i saj i tha të merrte vajzën e tyre në udhëtim dhe të mos kthehej.

Tani, Gabriela është një nga miliona njerëz në SHBA me kërkesa për azil në pritje. Ndërsa shifrat e sakta nuk janë të disponueshme, shumë aplikantë nga Amerika Latine thonë se janë dëbuar nga dhuna e karteleve, e cila është rritur ndjeshëm në disa vende, përfshirë Ekuadorin.

Por ekspertët e ligjit të imigracionit thonë se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për ta që të mbrojnë çështjen e tyre në SHBA.

Ligji amerikan i azilit njeh pesë baza për mbrojtje nga azil, bazuar në Konventën për Refugjatët të hartuar pas Luftës së Dytë Botërore. Ato janë persekutimi bazuar në: racë, fe, kombësi, mendim politik ose anëtarësim në një grup të caktuar shoqëror.