Ballina Rajoni Pyetja tronditëse që i bëri të bijës, 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan...

Pyetja tronditëse që i bëri të bijës, 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e vet në Greqi

0
55

Pandeli Nakoleci jo vetëm nuk është penduar për krimin e rëndë që kreu, duke vrarë gruan e tij dhe nënën e 4 fëmijëve të vet me thikë, por 40-vjeçari vazhdon ta fajësojë gruan për veprimet e tij, duke pretenduar se “ajo është fajtore sepse e provokoi”.

Kontradiktore është ajo që i tha të bijës pasi u arrestua, kur ajo e vizitoi.

“U deha dhe e vrava, nuk kisha ndërmend ta bëja”, i tha fillimisht, por më pas e demonstroi edhe një herë xhelozinë e tij patologjike dhe guxoi ta pyeste: “A e di nëse nëna jote po më tradhtonte?”

Nesër, të martën, më 26 gusht , 40-vjeçari i cili ka pranuar vrasjen e 36-vjeçares, nënës së katër fëmijëve në Volos, pritet të paraqitet para gjyqtarit hetues.