Ballina Kronika Tentoi të trafikonte në Shqipëri një automjet të vjedhur, arrestohet italiani në...

Tentoi të trafikonte në Shqipëri një automjet të vjedhur, arrestohet italiani në Portin e Durrësit

29
0

Një shtetas italian është arrestuar nga policia shqiptare në Portin e Durrësit, pasi tentoi të fuste në vendin tonë një automjet të vjedhur.

Në pranga ka rënë 38-vjeçari G.L. Makina që ai tentoi të trafikonte në Shqipëri rezulton se është e vjedhur para 1 muaji në Itali.

Pas verifikimit të rastit, ai u arrestua për akuzën e trafikimit të mjeteve motorike.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një automjet të vjedhur para 1 muaji, në Itali, vihet në pranga shtetasi italian.

Sekuestrohet automjeti.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve, verifikimeve dhe intervistimeve, në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit vunë në pranga, në hyrje të Shqipërisë, shtetasin italian G. L., 38 vjeç.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se automjeti që ky shtetas po tentonte të fuste në Shqipëri, ishte vjedhur në Itali, më datë 25.07.2025.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.