Nga Eduard Zaloshnja
Në kuadër të Barometrit të Sigurisë, që publikohet periodikisht nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (https://csdgalbania.org/al/barometri-i-sigurise-shqiperi-2024/), drejtova një vrojtim statistikor rigoroz në terren, ku të anketuarit u pyetën edhe për sigurinë ushqimore – si atë fizike, edhe atë financiare.
Në pyetjen 66 të pyetësorit, të anketuarit u pyetën nëse në 12 muajt e fundit, pjesëtarë të familjes e kishin zvogëluar ndonjëherë sasinë e ushqimit apo kishin lënë vakt pa ngrënë, ngaqë nuk kishin mjaftueshëm lekë për ushqim. Vetëm 63.5% u përgjigjën “Jo”, ndërsa 13.8% u përgjigjën “Po, çdo muaj” (shihni tabelat e mëposhtme).
Vetëm 55.5% e të anketuarve nuk ishin të preokupuar se do t’u mbaronin lekët për të blerë ushqim deri në rrogën e rradhës. Ndërkohë plot 18.7% ishin të preokupuar çdo muaj.
Vetëm 27.7% e familjeve e kishin mundësinë për të blerë llojet e ushqimit që dëshironin të konsumonin. Ndërkohë plot 11.2% nuk e kishin asnjëherë këtë mundësi. Gjithashtu, plot 23.9% e të anketuarve ishin të shqetësuar për plotësimin e nevojave ushqimore në të ardhmen.
Përmbledhëtas mund të thuhet se rreth 1/5 e banorëve të vendit përballeshin me pasiguri ushqimore nga këndvështrimi financiar.
Për sa i përket sigurisë fizike të ushqimit, pothuaj 80% e të anketuarve anonin nga opinioni se kontrolli i sigurisë së ushqimit nga institucionet shtetërore nuk është në nivelin e duhur. Ndërkohë, vetëm 23% e të anketuarve anonin nga opinioni se produktet ushqimore të shitura në Shqipëri janë të sigurta dhe të padëmshme për shëndetin.
Përmbledhëtas mund të thuhet se rreth 4/5 e banorëve të vendit kishin pasiguri ushqimore nga këndvështrimi fizik.
SHËNIM STATISTIKOR: Kampioni prej 1124 të anketuarish nga Vermoshi në Konispol u ripeshua statistikisht, për ta përfaqësuar sa më mirë popullsinë e rritur të vendit nga pikpamja gjeografike, demogarfike, dhe politike.
66.Në 12 muajt e fundit, ju ose të rritur të tjerë në shtëpinë/ familjen tuaj, a e keni zvogëluar ndonjëherë sasinë e ushqimit apo keni lënë vakt pa ngrënë, ngaqë nuk kishit mjaftueshëm para për ushqim? | % |
1.Po, çdo muaj | 13.8 |
2.Po, disa muaj | 11.9 |
3.Po, vetëm 1 ose 2 muaj | 10.6 |
4.Jo | 63.5 |
5.(S’e di) | 0.2 |
67.Në 12 muajt e fundit, ju dhe familja juaj a keni qënë të preokupuar se ushqimi do t’ju mbarojë para se të merrni pagesën e radhës për të blerë përsëri ushqime? | % |
1.Po, çdo muaj | 18.7 |
2.Po, disa muaj | 12.2 |
3.Po, vetëm 1 ose 2 muaj | 13.3 |
4.Jo | 55.5 |
5.(S’e di) | 0.3 |
68.Në 12 muajt e fundit, a e kishte familja juaj mundësinë për të blerë llojet e ushqimit që dëshironit të konsumonit? | % |
1.Gjithmonë | 27.7 |
2.Jo gjithmonë | 61.2 |
3.Asnjëherë | 11.2 |
69.Në 12 muajt e ardhshëm, ju dhe familja juaj do të jeni më pak apo më shumë të shqetësuar për plotësimin e nevojave ushqimore? | % |
1.Më pak të shqetësuar | 19.1 |
2.Njësoj | 56.6 |
3.Më shumë të shqetësuar | 23.9 |
4.(S’e di) | 0.4 |
70.A mendoni se kontrolli i sigurisë së ushqimit nga institucionet shtetërore është në nivelin e duhur? | % |
1.Po | 5.5 |
2.Anoj nga po | 13.7 |
3.Anoj nga jo | 32.8 |
4.Jo | 47.1 |
5.(S’e di) | 0.9 |
71.A mendoni se produktet ushqimore të shitura në Shqipëri janë të sigurta dhe të padëmshme për shëndetin? | % |
1.Po | 4.5 |
2.Anoj nga po | 18.6 |
3.Anoj nga jo | 33.8 |
4.Jo | 43.2 |