Ish-deputetja demokrate Flutura Açka, ka komentuar humbjen e mandatit të deputetit nga Adriatik Lapaj.
“Guak, guak, edhe pak
Nuk ka humbur Adriatiku, por ka fituar Sistemi, dhe kjo duhet t’ju shqetësojë. Se, ose ju ka ngrënë, ose po ju afrohet për t’ju ngrënë ngadalë.
Sistemi po na kthen në zhaba të gjolit që po ngrohet, por nuk e kuptojmë se nxehemi bashkë me ujin. Në fund as guak guak nuk do të themi dot.
U shqytë duke përqeshur se si Sistemi ia hodhi Adriatikut, kur të gjithë e dimë së ishte fakt publikisht i njohur, që mandati është i Adriatikut, dhe sistemi me mbërrhecka ligjore ia mohoi.
Mos qeshin Adriatikun, por qani veten se nuk ka as kush të brengoset për ju në Parlament. Jemi për të qarë, jo për të qeshur nëpër statuse!
Guak, guak, edhe pak”, shkruan ajo.