Pronari i një hoteli në Borsh është arrestuar pasi kërcënoi me armë zjarri dy punonjëse të tij. Në pranga është vënë Emanuel Shkëmbi, i cili pasi është konfliktuar verbalisht me punonjëset A.O dhe R.O, nënë e bijë, i ka kanosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në ambientet e hotelit.
Nën hetim është vënë edhe babai i tij, A.sh, i cili ka goditur një shtetase me inicialet A.K. Nën hetim është vënë edhe një tjetër person, me inicialet P.B, i cili akuzohet se ka fshehur armën e zjarrit pas konfliktit.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia thotë se ka sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë, 1 krehër pistolete si dhe 8 fishekë 9 mm.
Njoftimi i policise:
Në datë 25.08.2025, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë u finalizua me sukses, Operacioni policor i koduar “THE GUNE”, ku u bë e mundur Arrestimi ne Flagrancë i shtetasit Emanuel Shkëmbi.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjat konfliktit verbal me puntorët në hotelin e tij në Borsh, Himarë, shtetaset A.O dhe R.O nënë dhe bijë, i ka kanosur me një armë zjarri tip Pistolet.
Gjithashtu u procedua ne gjëndje të lirë babai i tij shtetasi A.Sh babai i autorit pasi ka goditur shtetasen A.K duke ushtruar dhunë fizike tek ajo.
Është proçeduar penalisht dhe shtetasi P.B pasi ka fshehur armën e zjarrit mbas konfliktit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:
– 1 armë zjarri tip Pistoletë.
– 1 krëhër Pistolete.
– 8 fishek 9mm.
Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyse dhe i munocionit” “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Veprime që pengoin zbulimin e së vërtetës”, të parashikuar nga Nenet 278, 84, 90 dhe 301 të K.Penal.