Ballina Kosovë Ndërpritet seanca konstituive në Kosovë, nuk arrin të zgjidhet nënkryetari i Kuvendit...

Ndërpritet seanca konstituive në Kosovë, nuk arrin të zgjidhet nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb

81
0

Më herët, LVV kishte propozuar edhe Albulena Haxhiun, Donika Gërvallen dhe Hekuran Muratin, por asnjëri nuk mori mbështetjen e nevojshme në Kuvend.

Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. ka ndërprerë seancën e Kuvendit në mungesë konsensusi për emrin e nënkryetarit serb.

Duke qenë se asnjëri prej kandidatëve të dalë nga shorti nuk i kanë siguruar votat e nevojshme, ai ka kërkuar ndërprerjen e punimeve, për t’u mbledhur sërish të enjten në orën 11:00.

Kryetari i Partisë Serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiç ka qenë propozimi i radhës për nënkryetar Kuvendi. Ai siguroi vota 55 pro, një kundër dhe 17 abstenime, duke mos u zgjedhur nënkryetar.