Ballina Sport Rubens Barrichello triumfon në Brazil në moshën 53 vjeç

Rubens Barrichello triumfon në Brazil në moshën 53 vjeç

12
0

Në Formula 1 mbetet një emër i respektuar. Të paktë janë pilotët që kujtohen aq shumë nga tifozët ndër ata që nuk u shpallën kurrë kampionë të botës, dhe Rubens Barrikelo tregoi se meriton gjithçka.

Veterani brazilian arriti një sukses të madh në një moshë tepër të shtyrë për sport, sidomos për ata të shpejtësisë.

Pasi mbushi 53 vjeç në maj të këtij viti, Barrikelo u shpall kampion I garës së shquar NASCAR në Brazil.

Në edicionin debutues ai I la pas të gjithë, me fitoren e raundit të gjashtë të serisë në qytetin e tij të lindjes, Sao Paulo.

Kjo, më shumë se 14 vite pasi I mbiquajturi “Rubinjo” I dha fund karrierës në Formula 1, gjë që ndodhi në Interlagos të Brazilit në 2011 në timonin e një Uilliamsi.

Pasi hoqi kokoren e pilotit në elitën e automobilizmit, ai u shpall dy herë kampion I Stok Kar Pro Series në 2014 e 2022, ndërsa duket se ka ndërmend të vazhdojë derisa t’i afrohet të 60-ve.

Në Formula 1, Barrikelo doli dy herë nënkampion I botës në 2002 e 2004, në pilotimin e një Ferrari, i lënë pas vetëm nga legjenda Mikael Shumaher.

Braziliani fitoi 11 gara në 19 sezone, 14 vende të para në provat zyrtare, 17 xhiro më të shpejta dhe 68 podiume, një rekord ndër pilotët që nuk u shpallën kampionë të botës.