Ballina Aktualitet Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Vihet nën kontroll vatra në Bogovë

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Vihet nën kontroll vatra në Bogovë

0
17

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se vatra e zjarrit në Bogovë, Skrapar, është vënë nën kontroll të plotë në të gjithë perimetrin e saj.

Forcat operacionale, që kanë nisur punën prej orës 5:30 të mëngjesit, kanë ndjekur vijën e zjarrit dhe kanë siguruar perimetrin e jashtëm të tij.

Në aksion kanë marrë pjesë 30 efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FA 22), 7 mjete zjarrfikëse nga qarku i Skraparit, Beratit dhe Poliçanit, 20 forca bashkiake, 5 punonjës të pyjorës dhe 15 punonjës nga shërbimet përkatëse.

Për momentin, situata është nën kontroll dhe po monitorohet nga forcat zjarrfikëse të qarkut, që po sigurojnë vazhdimësinë e mbajtjes nën kontroll të flakëve.