Ballina Aktualitet Temperaturat pësojnë rënie, si parashikohet moti për ditën e sotme

Temperaturat pësojnë rënie, si parashikohet moti për ditën e sotme

0
25

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat gradualisht pas mesditës do të vijnë në shpërbërje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.