Ballina Lifestyle Amal Clooney shkëlqen në një fustan veror, dorë për dore me George...

Amal Clooney shkëlqen në një fustan veror, dorë për dore me George Clooney në Venecia

74
0

Avokatja dhe ikonë mode, Amal Clooney, 47 vjeçe, ka tërhequr vëmendjen me stilin e saj elegant teksa mbërriti në Venecia së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin e famshëm George Clooney, 64 vjeç.

Çifti u shfaqën të buzëqeshur dhe dorë për dore përpara fillimit të Festivalit të Filmit në Venecia, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave.

Amal zgjodhi një fustan veror ngjyrë të verdhë të butë, duke u vlerësuar për thjeshtësinë dhe hijeshinë e saj, ndërsa George mbante një kostum klasik elegant.

Pamjet e çiftit kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku ndjekësit i kanë komplimentuar si një nga dyshet më të pëlqyera dhe me stil në botën e famës.