Ballina Politika Denoncimi i Evi Kokalarit: Albana Vokshi i dha partnerit koncensionet e Albpetrol,...

Denoncimi i Evi Kokalarit: Albana Vokshi i dha partnerit koncensionet e Albpetrol, SPAK të hetojë

21
0

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka bërë një denoncim publik lidhur me konçesionet e naftës në Shqipëri, duke përmendur emrin e deputetes demokrate Albana Vokshi dhe lidhjet e saj me biznesmenin Arjan Tartari.

Postimi i Evi Kokalarit

RASTI I ALBANA VOKSIT, ARJAN TARTARIT DHE KONÇESIONEVE TË NAFTËS DUHET TI KALOJ SPAK PËR INVESTIGIM.

Këto ditë jam duke shfletuar 306 faqe vendim të ICC  (International Court Arbitration), që është Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar, për padinë e kompanisë GBC OIL kundrejt qeverisë Shqiptare dhe AlbPetrolit.

Pronarë të GBC Oil, është Nik Grezhda, figura fasadë e shtyrjes së Shtetit Bektashi. (Do flas më gjatë për këtë në vijim). Partnerë të tij janë Naim Kasa, që duket të ketë qënë dhe partneri i heshtur i Arjan Tartarit.

Më lini gjithashtu t’ju them se këta partnerët më lart plus disa të tjerë, për të cilët do flas më shumë, fillimisht kërkonin nga qeveria Shqiptare, 110 million dollar dëme financiare. Po, po – e lexuat siç duhet – donin që qeveria me taksat e shqiptarëve t’ju paguanin këtyre dëme për atë shumë.

Tashti, gjykata ju ka dhënë diku tek 13 million dollarë që qeveria Shqiptare nuk po ja u paguan.

Por momentalisht, dua të fokusohem vetëm tek një fakt që qeveria ka përdorur në mbrojtjen e saj.

Arjan Tartari ishte pronarë i hershëm i kësaj firme, përfitoi nga konçesionet e AlbPetrolit, në një kohë që Albana Vokshi ishte anëtare e Bordit MBIKËQYRËS, së AlbPetrolit.

Pra, Albana Vokshi e cila kurrë s’ka fituar një garë elektorale, mbikëqyrte konçesionet që ja kaloi babait të fëmijëve të saj – të paktën kështu njihet Taratari nëpër rethet e PDsë. Më vonë, dikush zhduki të gjitha gjurmët dhe procesverbalet e aprovimit të këtyre konçesioneve.

Në këtë pikë, puna e SPAK (të cilës do t’ja nis këto detaje) është shumë e lehtë:

1- Verifiko/konfirmo nëse Albana Vokshi ka qënë në bordin mbikëqyrës së AlbPetrolit në datat që Tartari ka marrë konçesionet

2- Një çertifikatë lindjeje të fëmijëve të Albana Vokshit ose test ADN-je për të verifikuar nëse Arjan Tartari është babai i fëmijëve të Albana Vokshit, që do tregoj lidhjen familjare të tyre.

Nëse këto më lart verifikohen, atëherë këtu nuk kemi vetëm korrupsion të pastër të abuzimit të postit së Vokshit si politikane, por dhe Vokshi dhe të gjithë ata që kanë qënë pjesë e këtij aferi, duhet të ballafaqohen me drejtësinë.

Përkthimi i tekstit të vendimit të gjykatës është bërë nga Google translate.

“Z. Arjan Tartari, Drejtori i Përgjithshëm i degës së saj në Shqipëri i Paditësit në vitet e para të Marrëveshjeve të Licencës dhe Naftës, ka një lidhje të ngushtë personale me znj. Albana Vokshi, një zyrtare e lartë partiake e Partisë Demokratike që ishte në pushtet në vitin 2007, në kohën kur u dhanë Marrëveshjet. Znj. Vokshi ishte gjithashtu anëtare e Bordit Mbikëqyrës të Albpetrol në vitet 2006-2007 kur Bordi i Albpetrol miratoi Marrëveshjet e Naftës me Paditësin. Të anketuarit pohojnë më tej se “[ishte] e pamundur të gjendeshin” procesverbalet e mbledhjeve në të cilat Bordi Mbikëqyrës i Albpetrol votoi për Marrëveshjet e Naftës, pasi “dikush duhet t’i ketë pastruar dosjet”.