Ballina Politika Igli Cara: Ligji ishte aty edhe përpara ndërtimeve të paligjshme, por nuk...

Igli Cara: Ligji ishte aty edhe përpara ndërtimeve të paligjshme, por nuk zbatohej, se duhej të fitoheshin zgjedhjet!

40
0

Deputeti i zgjedhur i PD në qarkun e Durrësit Igli Cara ka reaguar ndaj prishjeve të ndërtimëve pa leje, duke evidentuar zbatimin e ligjit, por edhe duke hedhur akuza mbi shtetin që i la të ndërtonin për t’i marrë lekët dhe tani po ua prish në emër të ligjit, duke i groposur milionat e hedhur dhe duke i kthyer ndërtimet në gërmadha.

“Edhe një tjetër herë shteti i fajësoi e më pas i braktisi qytetarët e tij, në emër të zbatimit të ligjit, që ishte aty edhe përpara ndërtimeve të paligjshme, por nuk zbatohej, se duhej të fitoheshin zgjedhjet!”, shprehet cara ne reagimin e tij.

Reagimi 

Ndërhyrja e shtetit si kundërpërgjigje e veprimeve të paligjshme, përfshirë edhe ndërtimet pa leje, ka qenë dhe mbetet domosdoshmëri.

Por, nuk duhet harruar që këto ndërtime lulëzojnë gjatë fushatave zgjedhore, me shkelje syrit nga organet, të cilat supozohet që duhet të zbatojnë ligjin.

Eshtë e pamundur të mbijnë brenda natës si kërpudhat pas shiut!

Janë ndërtime, për të cilat janë shpenzuar kohë dhe para nga shqiptarët, që për secilin prej tyre janë investime jete.

Në fund përgjegjës nuk janë vetëm ata, që ndërtuan pa leje, por mbi të gjitha organet ligjzbatuese, që i lejuan për interesa individuale dhe zgjedhore.

Efekti pozitiv i zbatimit të ligjit është lirimi i hapësirave publike.

Po pjesa tjetër?!

Miliona euro humbje që përfundojnë në inerte!

Edhe një tjetër herë shteti i fajësoi e më pas i braktisi qytetarët e tij, në emër të zbatimit të ligjit, që ishte aty edhe përpara ndërtimeve të paligjshme, por nuk zbatohej, se duhej të fitoheshin zgjedhjet!