Ballina Bota Incident i dhunshëm ndaj presidentit/ Hidhet gur në drejtim të makinës së...

Incident i dhunshëm ndaj presidentit/ Hidhet gur në drejtim të makinës së tij, largohet me shpejtësi nga…

12
0

Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, është larguar përkohësisht nga ekipi i tij i sigurisë pas një incidenti të dhunshëm, ku një person hodhi një gur në drejtim të eskortës presidenciale, raportoi agjencia Reuters.

Zëdhënësi i presidencës bëri me dije se, për fat të mirë, nuk pati të lënduar gjatë ngjarjes. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për identitetin apo motivin e autorit.

Incidenti ka ngritur shqetësime serioze mbi masat e sigurisë që rrethojnë presidentin, veçanërisht në një klimë politike të tensionuar në vend. Hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes janë ende në zhvillim.