Ballina Kronika Kontrabandonin karburant me autobot/ 2 persona të arrestuar dhe një në kërkim

Kontrabandonin karburant me autobot/ 2 persona të arrestuar dhe një në kërkim

41
0

Kontrabanda e karburantit me autobot çon në pranga 2 persona të dyshuar dhe një i tretë u shpall në kërkim nga policia e Fierit, si bashkëpunëtor në krim.

Në pranga ranë Blertian Dulaj dhe Mario Margilaj, 49 dhe 58 vjeç, banues në Fier, kurse në kërkim është E. R., 34 vjeç.

Operacioni është koduar “Liquid” dhe u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin rrugor Fier-Mbrostar, autobotin me drejtues shtetasin B. D., i cili po transportonte lëndë hidrokarbure, të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës. Nga veprimet hetimore rezultoi se autoboti ishte ngarkuar me lëndë hidrokarbure në një ambient në pronësi të M. M. dhe se do të magazinohej në një ambient në pronësi të E. R.”, shpjegoi policia vendore për dinamikën.

Autoboti dhe lënda hidrokarbure u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Kurse dosja për rastin do hetohet më tej nga Prokuroria e Fierit, me akuzat “tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, “ruajtja dhe magazinimi i mallrave kontrabandë” dhe “fshehja e të ardhurave”.