Ballina Aktualitet Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për këtë të mërkurë

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për këtë të mërkurë

22
0

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës në veri të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.