Adriatik Lapaj nuk ka ende një përgjigje definitive përsa i përket një kandidimi të mundshëm të tij për kryebashkiak të Tiranës, nën siglën e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.
“Edhe mundet edhe mundet jo ngelet për tu parë”, ishte përgjigja e Lapajt në “Ditarin” e A2 CNN për gazetarin Ervin Koçi.
Më tej ai la të hapur edhe mundësinë e koalicioneve, pavarësisht se tentativa e parë për bashkëpunim me “Nisma Thurje” të Endri Shabanit i rezultoi problematike.
Duke qene se per PS u ankua se i kishin ofruar pazar, duke qene se me Agron Shehajn po bredhin gjyqeve, te vetmet parti qe i ngelen per koalicion jane PD dhe grupi parlamentar qe pritet te krijoje Ilir Meta me ndihmen e Sali Berishes.
“Ne do të ecim drejt përpara, vetëm siç jemi. A mund të bëjmë marrëveshje me parti të tjera? Po patjetër. Se fakti që dështon njëherë në dashuri, nuk do të thotë se nuk do të dashurohesh më në jetë”, nënvizoi Lapaj.