Donald Trump vendosi tarifa prej 50% për shumicën e importeve amerikane nga India, duke përmbushur një kërcënim për të ndëshkuar një nga ekonomitë më të mëdha në botë për blerjet e saj të naftës ruse me çmime të zbritura.
Tarifat, të cilat hynë në fuqi menjëherë pas mesnatës së së mërkurës në Uashington, rrezikojnë të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në ekonominë indiane dhe të prishin më tej zinxhirët globalë të furnizimit.
Tarifat amerikane prej 25% për mallrat indiane hynë në fuqi në fillim të këtij muaji, por Trump njoftoi planet për të dyfishuar normën , duke përmendur blerjet e naftës ruse nga Nju Delhi, të cilat Shtëpia e Bardhë ka argumentuar se po financojnë në mënyrë indirekte luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Presidenti amerikan ka rritur ndjeshëm tarifat amerikane për mallrat nga pjesa më e madhe e botës që kur u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, duke tensionuar marrëdhëniet me ekonomitë e aleatëve dhe rivalëve dhe duke nxitur frikën e inflacionit më të lartë.
Ky veprim i fundit i lë eksportuesit indianë përballë ndër detyrimet më të larta të SHBA-së që Trump ka vendosur për mallrat nga jashtë. Brazili po përballet gjithashtu me tarifa prej 50% për eksportet e tij në SHBA.