Ballina Europë “Ne e bllokojmë vendin”/ Sindikatat paralajmërojnë protesta në Francë më 10 shtator,...

“Ne e bllokojmë vendin”/ Sindikatat paralajmërojnë protesta në Francë më 10 shtator, dy ditë pas seancës në Asamblenë Kombëtare

0
18

Një thirrje online për një “ paralizë ” të Francës  më 10 shtator po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në rrjetet sociale  dhe më gjerë duke krijuar asocime me shpërthimin e papritur të lëvizjes “ jelekverdhë ” në vitin 2018. 

Slogani “ Ne e bllokojmë vendin ” duket se po gjen terren jo vetëm midis përdoruesve të internetit, por edhe midis një pjese të botës politike dhe sindikale. 

Baza e kësaj lëvizjeje do të gjejë formën e saj të parë të shprehjes, siç është njoftuar, më 10 shtator, dy ditë pas seancës vendimtare për të ardhmen politike të qeverisë franceze, Seancës Plenare në Asamblenë Kombëtare Franceze, së cilës François Bayrou i është drejtuar zyrtarisht , duke kërkuar një votëbesim, me qëllim miratimin e buxhetit të vitit 2026.

Përmendja e parë publike u shfaq në një video në TikTok nga llogaria Les Essentiels, një grup me orientim nacionalist dhe anti-evropian. Mesazhi fliste për një ” karantinë politike ” dhe shumë shpejt evoluoi në sloganin qendror: ” Franca duhet të ndalet më 10 shtator “. Më pas, kolektiva të tjera e pranuan thirrjen, ku rrjeti Indignons-nous, i cili vepron kryesisht përmes platformës Telegram, ishte ai dominues.

Sindikata e “ jelekëve të verdhë ” ka deklaruar hapur mbështetjen e saj, duke njoftuar veprime  që filluan më 26 gusht.