Motrës së gruas 36-vjeçare që u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar të premten e kaluar në Volos të Greqisë do t’i caktohet kujdestaria e katër fëmijëve të viktimës.
Katër fëmijët, njëri prej të cilëve është i rritur (një vajzë 18-vjeçare), do të shpërngulen në Skiathos me tezen e tyre.
Sipas Magnesianeës, avokati i familjes ishte në gjykatat e Volosit dhe deklaroi se mbeten ende për t’u plotësuar disa detaje në mënyrë që të përfundojë procesi i caktimit të kujdestarisë së motrës së gruas së ndjerë.
Urdhri do të lëshohet nesër në mëngjes nga Prokuroria e Shkallës së Parë e Volosit, ndërsa Shërbimet Sociale kanë përfunduar raportin e tyre, i cili është pozitiv se tezja, e cila jeton dhe punon në Skiathos, do të marrë kujdestarinë.
Gjëja e rëndësishme është që të katër fëmijët dëshirojnë të qëndrojnë me tezen e tyre, ndërkohë që mbeten në gjendje shoku për shkak të krimit nga babai i tyre.