Një YouTuber 22-vjeçar në Indi ka ndërruar jetë pasi u rrëmbye nga një ujëvarë ndërsa po pozonte për një video. 22-vjeçari Sagar Tudu kishte shkuar në ujëvarën Duduma në distriktin Koraput të Indisë të shtunën për të xhiruar një video me dron për kanalin e tij në youtube kur ndodhi tragjedia.
Disa sekonda pasi u fut në uji atë e mori rrjedha me vete. Pavarësisht përpjekjeve të tij për t’u mbajtur pas një shkëmbi, rryma ishte shumë e fortë. Videot e publikuara tregojnë momentin kur ai zhduket në uji ndërsa personat që ishin me të për të xhiruar videon vendosin duart në kokë kur e kuptojnë se situata është serioze.
Videoja e momenteve të fundit të të riut ka shkaktuar reagime të shumta, me disa që përqendrohen në shkallën e tragjedisë, ndërsa të tjerë e kritikojnë atë për vendimin e tij të pamatur për të shkuar në një vend kaq të rrezikshëm.