Juristi Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar përbërjen e re të ekipit të Sali Berishës, si një konfirmim se gjithë konflikti i viteve të fundit në Partinë Demokratike ka qenë një skenar i inskenuar.
Ai shtoi se PD dhe Berisha duhet të bëjnë vetëm një analizë të thjeshtë, se pse humbën zgjedhjet.
“Nuk kanë kaluar dy vite e gjysmë kur kjo parti ka pasur sherr, janë rrahur mes tyre në selinë e partisë. E them këtë për të kujtuar kronologjinë e ngjarjeve, për të gjithë shqiptarët se kjo parti ishte e ndarë në dy pjesë dhe kjo tregon se e gjithë ajo ka qenë një teatër. Fakti që Berisha ekipin e ri po e ndërton me listën Basha me në krye Bardhin tregon se ka qenë një film dhe jo një luftë reale. Partia Demokratike dhe Sali Berisha duhet që të bëjnë vetëm një analizë, se pse humbi në zgjedhje, ai ka marr 15 deputetë më pak se Basha. Berisha ka marr rezultat më të dobët se Basha. Është teatër, Berisha nuk njeh zgjedhjet por ai njeh rrogën që merr dhe merr mandatin e deputetit”, tha ai.