Taylor Swift dhe Travis Kelce njoftuan fejesën e tyre të martën, me yllin e NFL që i propozoi artistes me një unazë gjigante dhe të personalizuar të dizajnuar nga vetë lojtari i Kansas City Chiefs.
Kelce ndihmoi në krijimin e unazës me prerje të veçantë “old mine brilliant” në bashkëpunim me Kindred Lubeck nga Artifex Fine Jewelry – konfirmoi ekskluzivisht për Page Six Style.
Guri i gjatë i diamantit është vendosur mbi një rrip floriri të verdhë të gdhendur me dorë dhe përputhet në mënyrë të përkryer me stilin vintage të Taylor Swift.
“Prerja ‘old mine brilliant’ ishte shumë e njohur në shekujt 18 dhe 19, e vlerësuar për shkëlqimin e saj romantik dhe format më të trasha”, tha Ajay Anand, CEO i Rare Carat për Page Six Style.
Ai vlerëson se diamanti ka madhësinë rreth 9 karatë dhe mund të ketë vlerë deri në 1 milion dollarë, në varësi të ngjyrës dhe pastërtisë.
Lajmi për fejesën e Taylor Swift me Travis Kelce ka bërë bujë anembanë në mediet botërore.