Aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Përmet-Çarçovë, ku një automjet ka përplasur për vdekje 90-vjeçarin.
Njoftimi i Policisë:
Përmet/Informacion paraprak
Rreth orës 09:10, në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”, shtetasi A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. P., 90 vjeç, banues në Përmet, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.