Ballina Politika Berisha publikon pamjet kur denonconte Sorosin në vitin 2017: Urojmë që drejtësia...

Berisha publikon pamjet kur denonconte Sorosin në vitin 2017: Urojmë që drejtësia e SHBA të bjerë mbi këtë monstër të njerëzimit!

29
0

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, deklaroi se George Sorosi dhe djali i tij duhet të hetohen ndërkombëtarisht për rolin e tyre destabilizues në vendet ku kanë ushtruar ndikim, përfshirë edhe Shqipërinë.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në SHBA dhe përdorimit të aktit ligjor RICO nga ish-presidenti Donald Trump ndaj Sorosit dhe rrjetit të tij, Berisha tha se “nuk ka një rrjet më flagrant se ai që u përdor për të kapur drejtësinë në Shqipëri”.

“Le të urojmë që drejtësia e SHBA të bjerë mbi këtë monstër të njerëzimit,” u shpreh Berisha, duke theksuar se presidenti amerikan ka përmendur aktin RICO si bazë ligjore për të akuzuar Sorosin, të birin dhe rrjetin e tyre për mashtrim dhe ndikim korruptiv.

Sipas tij, ndikimi i Sorosit ka qenë kyç në transformimin e sistemit demokratik shqiptar në një monizëm të kontrolluar nga Edi Rama, me ndihmën e fondacionit të Sorosit dhe bashkëpunëtorëve të tij në vend.

Pjesë nga deklarata:

Ky është dekreti i presidentit, në të cilën presidenti evokon dje aktin RICO të mashtrimit, influencës mashtruese dhe korruptive me të cilën bën të mundur akuzën për organizatë kriminale të Xhorxhit, të birit dhe rrjeteve të tij.
Ndaj dhe është përdorur RICO.
Tani, nuk ka netuork më flagrant se sa netuorki që u zgjodh për të drejtuar pseudo-reformën e drejtësisë në Shqipëri. I tëri i bërë nga bashkëpunëtorët e Sorosit.
Njoftimi që presidenti bën për vendimin e tij, për të akuzuar Xhorxhin dhe të birin, miqtë me kokë të Edi Ramës, i cili në harkun kohor 5-vjeçar mori pjesë në martesën e të atit dhe të birit.
Le të urojmë që drejtësia e SHBA të bjerë mbi këtë monstër të njerëzimit, i cili në vende të caktuara ka krijuar drama të mëdha sa vetë luftërat me pasurimin e tij.
Unë mendoj se Xhorxh Sorosi meriton një gjyq ndërkombëtar për të gjithë veprimtarinë e tij në dëm të lirisë, demokracisë dhe interesave jetike të popujve në vendet në të cilat ai ka vepruar.