Në Monaco u hodh shorti i sezonit të ri të Champions League, 2025-2026, ku 36 skuadra më të mira të Europës mësuan fatin e tyre për fazën e ligës.
Edicioni i ri i Championsit vijon me formatin e ri të prezantuar sezonin e kaluar.
Në vend të grupeve klasike, 36 ekipet do të konkurrojnë në një tabelë të vetme, ku secili klub zhvillon tetë ndeshje, katër në shtëpi dhe katër në transfertë.