Ballina Bota Qëlloi për vdekje senatorin kolumbian Miguel Uribe, 15-vjeçari dënohet me shtatë vite...

Qëlloi për vdekje senatorin kolumbian Miguel Uribe, 15-vjeçari dënohet me shtatë vite burg

19
0

Adoleshenti 15-vjeçar që qëlloi për vdekje senatorin e krahut të djathtë dhe kandidatin e mundshëm presidencial Miguel Uribe më 7 qershor u dënua të mërkurën me shtatë vjet burg, tha zyra e prokurorit. 

Ai do të “kalojë shtatë vjet në paraburgim”, fillimisht në një “qendër trajtimi të specializuar” për të mitur dhe  nuk do të transferohet në një burg për të rritur derisa të mbushë 18 vjeç, tha burimi.

Kandidati kryesor i krahut të djathtë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2026, Miguel Uribe , 39 vjeç, u qëllua dy herë në kokë ndërsa fliste para mbështetësve në Bogota në fillim të qershorit. 

Ai ndërroi jetë nga komplikimet nga plagët e tij më 11 gusht, pavarësisht se iu nënshtrua disa operacioneve. 

Adoleshenti i armatosur, i cili u arrestua menjëherë  u akuzua në fillim të gushtit për “tentativë vrasjeje”, “mbajtje pa leje të një arme” dhe “përdorim të një arme”.

Miguel Uribe, një senator nga Qendra Demokratike, partia e ish-presidentit Álvaro Uribe (2002-2010), me të cilin nuk kishte lidhje, njoftoi tetorin e kaluar qëllimin e tij për të kandiduar në zgjedhjet e majit 2026. 

Babai i tij, Miguel Uribe Londoño, një biznesmen 79-vjeçar, ka njoftuar se synon të zërë vendin e tij në procesin e brendshëm të partisë.